Shqiptarja deportohet nga SHBA pas 18 vitesh, pa takuar familjen

Premte, 18 May 2018 13:13

Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve që jetonte prej 18 vitesh në Micigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deportuar për në Shqipëri, brenda natës të së mërkurës pa mundur të takohet me fëmijët e saj dhe bashkëshortin.

E martuar me shqiptarin Pjetër Gjocaj, gruaja ka tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin dhe dy vajzat të cilët gjithashtu po përjetojnë një situatë terrori nga kjo histori. Pak kohë më para gruaja përfundoi në spital kur mori vesh se duan ta deportojnë. Gruaja shqiptare është përballur me dëbimin edhe ne 2013, por qe pas një vendimi te dyte iu lejua qëndrimi. Familja, por edhe avokati tregojnë se ajo i ka bere përpjekjet për t’u bere qytetare amerikane.

 “Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”- ka thënë bashkëshorti i shqiptares.

Ndërsa në një intervistë telefonike për “Free Press” para se të depërtohej shqiptarja ka thënë: “Unë dua që njerëzit të luten për ne. Kurrë nuk kemi bërë ndonjë krim. Ne sapo erdhëm këtu në këtë vend për një jetë dhe edukim më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është e vetmja arsye që kemi ardhur këtu dhe unë i lutem Perëndisë që të na ndihmojë”.

Cile Precetaj shkoi në Michigan për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 13:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...