Luleshtrydhja i ka bërë të famshëm, ndaj në Frakull të Fierit i kanë kushtuar një festë të posaçme.
Por ky vit nuk ka qenë i mbarë për kultivuesit, të cilët ishin të paktë të panair.
Përmbytjet, mungesa e dëmshpërtblimit, subvencioneve dhe tregut, thonë se i kanë vënë në vështirësi.
Shqetësimet për dëmshpërblimet ia përcollën edhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit që ishte i pranishëm në festë.
Fermerët e Frakullës mbajnë peshën kryesore të furnizimit të tregut me luleshtrydhe dhe madje eksportojnë, ndaj përfaqësuesin e qeverisë dhe drejtuesit lokalë, i bënë jehonë punës që ata bëjnë
Por mesa duket panairi nuk është shijuar si i tillë nga deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i kësaj force politike në Fier, Luan Baçi.
Luan Baçi është shprehur në mbrojtje të këtyre fermerëve të luleshtrydhes nuk janë dëmshpërblyer dhe janë lënë pas dore nga shteti.
Në zonën e Frakullës kultivohen mbi 90 ha sera vetëm me luleshtrydhe. Produkti eksportohet në pjesën më të madhe duke qenë i kërkuar për cilësinë e lartë.