Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka dhunuar e përndjekur një 35-vjeçare.
Në pranga u vu një ditë më parë “A.B., pasi sistematikisht, ka kanosur, përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike, ndaj shtetases M.K., 35 vjeçe”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Veprimin e tij, 38-vjeçari e lidhi me çështje sentimentale. Mësohet se në dëshminë e dhënë në polici, ai ka thënë se ka pasur një lidhje me M.K... Pretendim ky, që është mohuar nga kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje.
Policia është skeptike lidhur me pretendimet e 38-vjeçarit. Burime policore thanë se deri më tani nuk është gjetur ndonjë provë që të vërtetojë se ka pasur apo ka një lidhje mes të dyve.
I arrestuari ishte me banim në Farkë e Vogël,në periferi të Tiranës.