Dy shtetes shqiptarë të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike janë vënë në prangat e policisë së Korçës. Arrestimi i tyre u realizua si pjesë e aksionit të 25 marsit të këtij viti ku u prangosën 4 persona, sot u kapën edhe dy bashkëpunëtorët.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit datë 25.03.2018, i cili bën fjalë për arrestimin në flagrancë të katër shtetasve, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ju informojmë se:
Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhërit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje:
• Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.
• Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
• E.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nenet 283/a/2 e 22 si edhe 300 të Kodit Penal. /55news.al/