Për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi një shpërthim në një pikë karburanti në Shkodër.
Mësohet se ka shpërthyer valvula e sigurisë së impiantit të gazit në një pikë karburanti në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër duke lënë të plagosur punonjësin e kësaj pike.
Siç bëhet me dije, shpërthimi ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, ku punonjësi ka marrë plagë në fytyrë.
Ai është dërguar në spital, ku deri tani mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. /55News.al/