Ngjarja e Vlorës, ja pse qëlloi autori

Saturday, 19 May 2018 14:27

Gjatë ditës së djeshme një 31-vjeçar pas një grindje me tre persona ka shtënë me armë.

Policia ka arritur ta konfrimojë autorin. Besmir Gjoka i cili pasi kishte debatuar me tre persona për motive të dobta është larguar nga pika e basteve dhe është kthyer pak minuta më pas.

Autori pasi ka parkuar motorin jashtë lokalit, është futur brenda dhe ka qëlluar drejt tavolinës ku ishte ulur më herët.

Arma është shkrepur vetëm njëherë, pa lënduar njeri.

Ndërkohë autori, Besmir Gjela 31-vjeçar ende nuk ka bërë deklaratën e tij për ngjarjen në Policinë e Vlorës.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 14:29
Login to post comments