Kukës/ Tregu i gjësë së gjallë i boshatisur

Saturday, 19 May 2018 15:54

Tregu i blegtorëve në Kukës rrezikon ekzistencën e tij. Tregtarët e gjësë së gjallë të ardhur nga zonat e thella thonë se ka rënë kërkesa dhe për pasojë nuk ka treg.

 Ata paralajmërojnë mbyllje të fermave të tyre.

Tregu i gjësë së gjallë që përfshin edhe Hasin ka ardhur gjithmonë e në tkurrje, dhe sot ka shumë pak bagëti, ndryshe nga vitet e tjera. Blegtorët e Kukësit kanë dalë nga një dimër i gjatë. Shpresa e tyre ishte nxjerrja e fitimeve nga shitja e bagëtive në pranverë. Por tregu thuajse i boshatisur nuk ofron asgjë.

Njëri prej tyre ka udhëtuar më shumë se 60 kilometra për të gjetur tregun e zbrazur. Kur nuk ka shitje, ekonomia e fermerëve bie. Ata i kanë humbur shpresat për një rregullim të tregut edhe fermat e tyre zvogëlohen në numër çdo ditë.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 16:10
Login to post comments