Fundi i ndeshjes mes Shkumbinit dhe Veleçikut u përfshi nga tensioni dhe dhuna. Triumfi 1-0 i skuadrës nga Kopliku ka sjellë rënien e Shkumbinit në Kategorinë e Dytë.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një lojtar i Shkumbinit iu afrua gjyqtarit Klajdi Kola dhe e goditi me grusht. Në këto moment kanë ndërhyrë rrojet e sigurisë të cilët kanë larguar lojtarët e Shkumbinit, që po i afroheshin për ta goditur gjyqtarin Klajdi Kola. Penalltia e akorduar në favor të Veleçiut në minutën e 80-të, ishte shkaku u tensionit të krijuar ndaj gjyqtarit.