Presidenti, Ilir Meta i akordon titullin “Mjeshtër i madh” personalitetit të shquar të sportit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj për pasionin, këmbënguljen dhe rezultatet e larta, për 29 medaljet e Nderit dhe kontributin në shkollën e sporteve ushtarake.
Postimi i plotë:
Te nderuar miq!
Jam thellësisht i nderuar dhe shpreh mirenjohjen e thelle për vleresimin e kontributit tim sportiv me mbi 10 vite kampion, fitimit te dhjetra medaljeve brenda dhe jashte vendit, nga ana Presidentit të Republikës SHTZ Ilir META, për titullin presidencial “Mjeshtër i Madh”.
Zoti Dritan Demiraj është një nga sportistët dhe trajnerët e parë që kanë punuar me përkushtim për ngritjen, përhapjen, masivizmin dhe rritjen e cilësisë së sportit të Karatesë në Shqipëri. Ai ka konkuruar në shumë aktivitetete, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim Republikën e Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kampionanet Ndërkombëtare. Konkretisht gjatë karrierës së tij sportive ai ka fituar shumë tituj si individ, por dhe si trajneri i ekipit “Akademia Ushtarake” dhe “Akademia e Policisë”. Konkretisht ai ka fituar:
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike, viti 1991,
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 1992,
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 1993,
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 1994,
Vendi i parë në Turneun Mbarëkombëtar në Tiranë, Shqipëri, 1994.
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 1995,
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 1996,
Vendi i parë në Turneun Mbarëkombëtar në Tetovë, Maqedoni, 1996.
Medalja e Artë, vendit të Parë në në Kampionat dhe Kupë Republike Karate viti 1997,
Medalja e Artë, vendit të Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 1998,
Medalja e Bronxit, vendi i tretë në Karate, Turqi viti 1998,
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate, Maqedoni, viti 1999,
Medalja e Artë, vendi i Parë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 1999,
Medalja e Artë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 2000,
Medalja e Artë në Karate në Kampionat dhe Kupë Republike viti 2001,
Medalja e Argjendtë, vendi i dytë në Karate viti 2002,
Medalja e Artë në Kick-Box 1995, Shkup.
Medalja e Artë në Kick-Box 1996, Beograd.
“Medalje Mjeshtër Sporti” Federata e Karatesë, 1996,
Trajneri i ekipit Kataresë “Akademia Ushtarake”
Vendi i parë viti 1991,
Vendi i parë viti 1992,
Vendi i parë viti 1993,
Vendi i parë viti 1994,
Vendi i parë viti 1995,
Vendi i dytë viti 1996,
Vendi dytë me Ekipin e Akademisë Policisë viti 1999.
Shpallur si një nga sportistë më të mirë të Shekullit në Karate me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Nëntor 2012, nga Federata Shqiptare e Karatesë, Tiranë.
Vlerësuar nga Federata e Maqedonisë, Prof Besnik Murati 7 DAN, si një nga sportistët dhe trajnerët më të mirë të 30 viteve të fundit në Artet Marciale.