Kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi ditën e djeshme në “Shpellën e Pëllumbasit” në kryeqytet.
20-vjeçari Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion.
Ai përfundoi në kanion rreth mesditës së të shtunës, bashkë me shokun e tij, Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht doli pa pasoja për jetën.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses punuan deri natën e kaluar për gjetjen e të riut, por pa rezultat.