Një grup droge që në përbërje kishte edhe një familje shqiptare, është shkatërruar nga policia italiane.
Sipas mediave italiane nënë e bir janë arrestuar duke iu shitur drogë minorenëve.
Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, shisnin doza kokaine, marijuane dhe hashashi.
Pjesë e kësaj bande ishte edhe dhëndri rumun, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç.
Brenda 2 viteve, kjo familje kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë. Pronat e tyre u sekuestruan nga policia italiane, vlera e të cilave shkon në 200 mijë Euro
Gjatë operacionit të autoriteteve italiane, u sekuestruan 2 kg marijuanë, 1 kg hashash dhe 15 gram kokainë. Hetimi ndaj familjes shqiptare kishte nisur më 27 Korrik të vitit të kaluar, dhe që prej asaj periudhe ata ishin mbajtur nën përgjim.
Policia kishte nisur hetimet pasi kishte përgjuar bisedat kur flitej për shitjen e drogës.
“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë“, ka thënë Adelina, duke shpjeguar se djali i saj kishte kërkuar punë por pa sukses.