Presidenti Meta përshëndet Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës

Diel, 20 May 2018 13:40

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës.  Fituesja e Olimpiadës me 99 pikë është vajza nga Berati, Johana Bendaj klasa e 9.

Duke i dhuruar dhe një buqetë me lule që simbolizojnë 100 pikët e arritura në këtë Olimpiadë, Presidenti u shpreh që ndodh rrallë të merren 99 pikë.

“Matematika është baza e shkencave dhe për të fituar betejat e vështira në jetë, ajo është shumë e rëndësishme. Urova sot dhe ju dhashë me shumë dëshirë dhe krenari medaljet fituesve të talentuar të olimpiadës mbarëkombëtare të matematikës, të mbajtur në Berat, ku morën pjesë nxënës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe lugina e Preshevës. Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë për të gjithë mësueset dhe mësuesit, që përpiqen ta bëjnë matematikën me tërheqëse dhe interesante për gjithë fëmijët. Urime për nxënësen nga Berati, Johana Bendaj, fituesen e Olimpiadës, që mori me meritë 99 pikë nga 100 të mundshme, të ndjekur nga të gjithë nxënësit e tjerë, që dolën të gjithë të fituar me pjesëmarrjen e tyre në Olimpiadë dhe vizitën në qytetin e bukur të Beratit”, publikoi Presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 13:42
Login to post comments