Dy të rinj që ishin pjesë një grupi turistësh ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë i zhdukur dhe polumbarët vijojnë kërkimet.
Mëson se të rinjtë që ranë në humnerë janë 21 vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua dje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore si dhe 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur.
“Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S”, deklaroi polcia ditën.
Por ende dhe sot po vijojnë kërkimet për Xhorxho Seferin të riun, që ra në humnerë.