Një aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka sjellë edhe bllokimin e aksit që vjen për në Tiranë.
Në aksident janë përfshirë tre makina njëra pas tjetërës. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 16:40 ndërsa policia thotë se dy persona janë dërguar në spital për kontroll pasi kanë marrë disa plagë të lehta.
"Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.) Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore", tha policia.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa po punohet gjithashtu për të normalizuar trafikun.
Sezoni i verës shton qarkullimin e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës duke shkaktuar herë pas here edhe kaos.