Zhduket 29-vjeçari, nëna gjen letrën e dyshimtë, "Mos më kërkoni.."

Diel, 20 May 2018 21:22

Një 29-vjeçar është zhdukur prej 5 ditësh duke humbur kontaktet me familjen. Ai është Kleant Çela. Në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkoj në spital, pasi ‘kam probleme me kurrizin dhe do të vizitohem’.

Disa minuta, pasi doli nga banesa me makinën e tij tip ‘Benz’ me targa AA 514 MP, paraditen e 15 majit, nëna Mbaresa Çela tregon se e ka marrë në telefon, ndërsa ai i ka thënë se është në spital. Por herën e dytë që nëna e ka marrë ai nuk e ka hapur më telefonin duke e fikur.

Pasi nëna gjeti letrën në banesë dhe nga spitali mohuan që ai të kishte qenë për t’u vizituar, bëri denoncimin në polici, por sipas saj nga blutë e qytetit bregdetar nuk kanë nisur kërkimet. Në letër, Kleanti njoftonte familjen se do të ikte nga Shqipëria, ndërsa i kërkonte që të mos e kërkonin.

“Do të iki përgjithmonë jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat”.

Në një lidhje telefonike për Report Tv nëna i bën thirrje që të telefonojë dhe të njoftojë se është mirë, pasi nuk duan asgjë tjetër.

Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur probleme. I lutem shumë të më bëj një telefonatë, që të më thotë se jam mirë, nuk dua asgjë tjetër.

Kleanti ishte i fejuar dhe kishte 3 vite që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa atje kishte qëndruar rreth 6 vite. Pikërisht, këtu dyshojnë edhe familjarët, që mund të jetë nisur për të shkuar sërish në Angli. Por, sipas familjes ai nuk rezulton që të ketë dalë jashtë vendit përmes doganës, ndërsa dyshohet se ndoshta është larguar ilegalisht. /nb/

sdgfswhwerh

 

gfhrthr5h5gdfg

Login to post comments