×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Takimi Veliu-Prela, shtohen dyshimet mbi Çekajn

Hënë, 21 May 2018 12:05

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se Veliu zhvilloi takime në Prokurori për çështjen e hetimit për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Portin e Durrësit.

Në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të pranishëm kanë qenë edhe partnerët ndërkombëtarë. Për sasinë rekord të kokainës që u sekuestrua më 28 Shkurt në Durrës është arrestuar Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve që kishte bërë porosinë nga Kolumbia.

Lënda narkotike ishte fshehur pikërisht në një konteiner të mbushur me banane. Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 Maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet që të ekstradohet në Shqipëri. Të arrestuar për këtë trafik ndërkombëtar droge janë edhe Armand Pezaku dhe Donald Lushaj, të cilët pritën ngarkesën në port.

Për shkak të zhvillimeve intensive për këtë dosje, Ardi Veliu zhvilloi takime pune në Prokurori për të bashkërenduar hetimet mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me partnerë ndërkombëtarë. Në këtë takim nuk ka qenë e pranishme drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Bananet si “kokainë”, dyshimet mbi lidhjet e Arbër Çekaj me 13 të arrestuarit në Gjermani

Gjermania ka të drejtë të jetë në alarm mbi trafikun e kokainës, ku protagonistë të organizatave kriminale janë shtetas shqiptarë. Pas arrestimit të 13 shqiptarëve në Landin e Bavarisë, ku dyshohet se ky grup mundësoi futjen në Gjermani të 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri, ndërsa po hetohet një lidhje e mundshme e kësaj organizate me Arbër Çekajn, edhe ky i arrestuar në Gjermani, për llogari të drejtësisë sonë. Katër ditë më parë ambasadorja gjermane në Tiranë, ministri Fatmir Xhafaj dhe kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu diskutuan pikërisht mbi trafikun e narkotikëve nga grupe shqiptare në Gjermani dhe konkretisht për këtë grup, që nuk është i vetmi… Nga pala gjermane është kërkuar që policia dhe prokuroria shqiptare të hetojnë në lidhje me pasuritë e të arrestuarve dhe hetime më të thelluara, pasi dyshohet se një nga bazat e furnizimit me kokainë mbetet pikërisht Shqipëria dhe metoda e vjetër nëpërmjet kontejnerëve të bananeve. Hetimet po përqendrohen në ndonjë lidhje të mundshme mes Arbër Çekajt dhe grupit të arrestuar pak ditë më parë në Gjermani. Shqiptarët e arrestuar janë Orneo Margjeka, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti dhe Blerim Cakraj, ndërsa tre shtetasit e tjerë të huaj janë Alberto Kochsiek, Anel Begovic, Kofi Oteng. Mënyra e trafikimit të lëndëve narkotike është e njëjtë me atë të të dyshuarit Arbër Çekaj, pronari i “Arbri Garden” ku në magazinën e bananeve në Maminas të Durrësit iu gjetën 613 kilogramë kokainë. Ai u arrestua në Gjermani dy javë më parë dhe ende pa u shuar jehona e ndalimit të tij, po në Gjermani përfundojnë në pranga 13 shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohet se trafikuan sasinë e madhe prej 1.8 ton kokainë.

“Disa prej  13 anëtarëve të këtij grupi kriminal udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia. Flet arresti ku janë renditur akuzat nis me shpjegimin e marrjes së Kokainës nga magazinat e firmës Greenyard”, -thuhet në raportet hetimore të policisë gjermane. Në disa raste, anëtarët e grupit vepruan në përputhje me marrëveshjet e tyre, në mënyrë të tillë që kokaina të transportohej e fshehur në kutitë e bananeve me anë të detit drejt Hamburgut. Bananet bashkë me kokainën transportoheshin më pas duke përdorur rrugën normale të transportit nga magazinë e firmës Greenyard  në Bremen, për në vende të ndryshme në Gjermani, duke mos e pasur kurrë deri në këtë moment në ruajtje të grupit. Sipas marrëveshjes së tyre paraprake, të bazuar në një plan veprimi, ata i thyen me dhunë derën ose më mirë të themi dyert e magazinës së gomave. Më në fund ata gjetën markën/llojin e bananes të importuar nga Ekuadori, bashkë me numrin e paletës dhe e kthyen atë përsëri në Hamburg për ta shitur. Policia bavareze bëri të ditur se grupi ishte më se i strukturuar dhe secili prej të arrestuarve, 13 shqiptarë dhe 3 gjermanë, kishin role të përcaktuara në funksionimin e rrjetit. Nga mënyra si funksionon edhe këtë radhë bëhet fjalë për magazina të mëdha me kontejnerë me banane të cilat vinin kryesisht nga Ekuadori dhe Kolumbia.

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 12:17
Login to post comments