Skaner në Kakavijë/ Orë të tëra pritjeje për të kaluar kufirin

Hënë, 21 May 2018 15:39

Në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Greqisë, atë të Kakavijës është vendosur që në skaner të kalojnë edhe makinat e vogla të udhëtarëve.

Vendosja e skanerit nga pala shqiptare ka revoltuar qytetarët të cilët duhet të presin me orë të tëra vetëm për të kaluar doganën.

Siç raporton edhe ABC news nëse deri dje pritje në pikën kufitare të Kakavijës i faturoheshin palës greke qe punonte me pak sportele,  tashmë është pala shqiptare ajo që po shkakton radhë.

Ne këtë pikë kufitare prej disa ditësh po kalojnë në skaner jo vetëm automjetet e rënda te transportit te mallrave por edhe mjete e vogla të qytetarëve.

Më parë kontrolli kryhej nga një oficer policie. Kalimi në skaner mendohej se do të lehtësonte lëvizjen, por në fakt po ndodh e kundërta. Udhëtarët e quajnë këtë veprim të pakuptimi të pasi sipas tyre në skaner mund të kalojnë automjetet për të cilat policia mund të dyshojë.

Kurse qytetarët e thjeshtë nuk kanë pse humbasin me orë të tëra në kufi. “Pse të rri këtu në doganë për çfarë arsye. Kë duan e presin faturën kë duan jo, i lënë të ikin”.

Nga ana tjetër autoritetet te policisë vendore dhe ato doganore e cilësojnë këtë veprim si mënyra më e mirë e parandalimit të kontrabandës.

Kjo pranohej dhe kishte kuptim për transportuesit masivë të mallrave, por për automjetet private, udhëtarët e shohin si veprim të pakuptimtë. Në një kohë që nga pala greke kjo nuk po ndodh.

Login to post comments