×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Roli i medias në edukimin e audiencës / AMA tryezë diskutimi për të evidentuar problemet

Hënë, 21 May 2018 15:49

Media ka si qëllim që të informojë publikun, por edhe ta edukojë atë, por në Shqipëri roli që luan media është paska i ndryshëm.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët me ekspertë dhe përfaqësues të medias, për të nxjerrë në pah disa nga problematikat që lidhen me rolin edukues të medias, të cilat ndikojnë tek teleshikuesit.

 Fëmijët janë më të ekspozuar ndaj asaj që transmetohet në televizion.

Sipas Luçiano Boçit, anëtar i komisionit të medias, dy janë problematikat në këtë drejtim: popullata beson gjithçka që transmetohet dhe se mediat synojnë të komunikojnë.

“Media e humbet atë rolin e saj dhe barazohet me propagandën. Madje këtu edhe vetë mediat janë shtyrë për fatin tonë të keq, pavarësisht polifonisë së mediave, mediat më shumë synojnë të komunikojnë se sa të informojnë”, u shpreh anëtari i komisionit të medias, Luçiano Boçi.

Në përfundim u kërkua  nga institucionet përkatëse që të merren masat për këtë proces që është i vazhdueshëm.

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 15:56
Login to post comments