Policia e Spanjës ka arrestuar katër shqiptarë në zonën Benalmádena (Málaga) që po transportonin 86 kile kokainë.
Të katër shqiptarët e arrestuar po udhëtonin me dy makina, ku në bagazhin e të cilave gjendeshin tre valixhe në të cilën ndodhej kokaina.
Shqiptarët e moshave nga 24 deri në 38 vjeç pasi panë postbllokun e policisë dhe tentuan ti shmangen. Pas kontrollit u gjetën 86 kile kokainë si dhe sasia prej 5.900 euro.
Disa javë më parë, agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle në një operacion të përbashkët me zyrën e Madridit dhe DEA-e Kolumbisë, nën koordinimin e EUROPOL kanë goditur një grup kriminal të mafias shqiptare, duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro.