Më 14 janar 2015 u zbulua me kontribut të policisë gjermane e shërbimit sekret të këtij shteti mik, një laborator përpunimi droge në Xibrakë të Elbasanit. Në këtë ekip trafiktantësh ishte edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali. Figura kryesore udhëheqëse e trafikantëve, Genci Xhixha, mundi të largohej nga vendi e të fshihet në Kubë, atje ku rri prej shumë vitesh. Laboratori i Xibrakës ishte faza më e lartë e krimit që brezi i ri i pasardhësve të persekutorëve bëri në Shqipëri. Pikërisht kjo pjesë e krimit lidh anët më të errëta të krimit të djeshëm komunist me trafiqet e shumta të sotme, duke vërtetuar më së miri se komunistët gjithnjë veprojnë si organizatë kriminale. Solidariteti komunist ishte elementi kryesor në radhët e trafiktëve.Lidhjet e Ermalit me këtë grup nuk ishin të rastësishme. Krimi komunist po përpiqet sot të marrë kontroll të plotë edhe të trafiqeve të nivelit të lartë. Portali po poston sot një foto të fëmijërisë së Genci Xhixhës. Vihet re krenaria e tij për figurën e kryekriminelit Enver Hoxha, para fotos të së cilit e kanë vënë të pozojë me krenari.