Nga Dalip Greca
Seminar Shkencor- Arsimor: Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat Shqipe të Diasporës Amerikane. Mori pjesë edhe Konsullja e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, zonja Teuta Sahatçija
Ditën e Shtunë me 19 Maj 2018, në mjediset e Federatës Panshqiptare të Amerikës"VATRA" u organizua Seminari Shkencor: Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat Shqipe të Diasporës Amerikane . Organizatorët e AADLC(Albanian- American- Dual Language Culture) shkëmbimin e përvojës për metodat e mësimdhënies në shkollat shqipe në SHBA.
Seminarin e ka hapur zonja Vjosa(Mujaj) Nikçi, mesimdhënëse në një nga shkollat e qytetit te New Yorkut dhe pjesë e Organizatës se Gjuhës e Kulturës së Mësimit Dygjuhësor Shqiptaro-Amerikan, e cila iu ka uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve. Ndër të tjera zonja Nikçi tha: "Faleminderit të gjithëve që keni gjet kohë për t'u bashkuar me ne për të diskutuar rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ka shumë përfitime në ruajtjen e gjuhës amtare. Gjuha e nënës së fëmijës është kritikë për identitetin e fëmijës. Ruajtja e gjuhës amtare ndihmon fëmijët të vlerësojnë kulturën dhe trashëgiminë e tyre, e cila kontribuon në një vetë-koncept pozitiv. Duke inkurajuar përdorimin e gjuhës amtare, prindërit mund t'a përgatisin fëmijën për të bashkëvepruar me komunitetin Shqiptar, si në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. Kjo është një nga arsyet pse është e rëndësishme për prindërit dhe organizatat e komunitetit Shqiptaro-Amerikan që të inkurajojnë në mënyrë aktive mirëruajtjen dhe mirëpërdorimin e gjuhës amtare. Nëse nuk jemi aktiv për të mbajtur gjuhën amtare, fëmija është në rrezik të humbasë atë dhe me atë humbje, humb shumë përfitime nga dygjuhësia."
Zonja Drita Gjongecaj, themeluesja e Organizatës së Gjuhës dhe Kulturës e Mësimit dygjuhësorë Shqiptaro- Amerikane, ka falenderuar ambasadoren Teuta Sahatçija, që gjeti kohë për t'iu bashkuar kësaj veprimtari si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Konsullata e Kosovës i ka dhënë Shkollave shqipe.
Po ashtu ajo falenderojë Vatrën për bashkëpunimin dhe për kontributin që ka dhënë në 106 vitet e jetës së vet për të ruajtur kulturën, gjuhën shqipe, traditat, në SHBA.
Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në NY, zonja Teuta Sahatçija, falenderoi organizatorët për organizimin e këtij seminari shkencor, si dhe për kontributin që po japin për mësimin e Gjuhës shqipe tek fëmijët e Diasporës.
Ambasadorja e konsideroi një gjetje të duhur organizimin e seminarit në mjediset e Federatës VATRA, ,Shtëpia e gjithë shqiptarëve të Amerikës, e cila përgjatë më shumë se një shekull, ka ruajtur identitetin e shqiptarëve në Amerikë dhe ka punuar fort për ruajtjen e Kulturës dhe Traditave Kombëtare.
Zonaj Sahtcija foli edhe për projektet e Ministrive të Kosovës dhe Shqipërisë për konsolidimin e shkollave shqipe në Diasporë. Ajo e quajti një arritje historike edhe futjen e Gjuhës shqipe në programet e shkollave amerikane në Shtetin e Nju Jork-ut, program që nis në shtator 2018.
Editori i Gazetës Dielli, Dalip Greca, paraqiti Kumtesën"Shkollat Shqipe dhe Kontributi i Vatrës për ta ruajtur identitetin Kombëtar në SHBA". Editori solli fakte, dokumente nga arkivi i Vatrës dhe tregoi se si paralelisht me procesin e bashkimit të shoqatave krahinore dhe kulturore në SHBA deri më 1912 në Federatën Vatra, nisën përpjekjet për hapjen e shkollave shqipe. Ai tregoi nga rekordet e Vatrës të 24 Prillit se në mbledhjen që do t'i paraprinte themelimit të Vatrës, mungonte njëri nga delegatët, Koco Kotta, i cili ishte me mision për hapjen e shkollës shqipe në South Biridge në Boston. Po ashtu ai solli shembullin e Petro Kolonjës, që nga vatranët e fillimit, i cili e çeli më 1924 dhe e mbajti shkollën shqipe në Boston për 22 vjet.
Në Kumtesën e tij Editori solli kontributin e Vatrës për shkollat shqipe në Shqipëri në vitet 1918-40, ku Vatra dërgoi më shumë se 120 mijë libra të shtypura në Shtypshkronjën e Diellit. Më pas Editori solli realitetin e sotëm të Shkollave shqipe, duke u ndalur në shembullin e shkollave ët Vatrës Florida në Klearëater- Tampa,dhe Jacksonville, foli për mungesën e një programi unik dhe shqetësimet e tjera me ët cilat përballen mësueset.
Në mjediset e Vatrës, në ndihmë ët Seminarit ishte hapur një miniekspozitë me Libra të hershme të botuara nga Vatra si dhe libra me të cilat u zhvillua mësimi i Gjuhës shqipe në vitet '30 të shekullit XX...
Më pas pjesëmarrësit kanë ndjekur nxënësit e shkollës Shqipe "Children of the Eagle", të cilët me plot pasion e siguri interpretuan vargje për gjuhën shqipe, për Flamurin Kombëtar, për Shqipërinë. Ata u duartrokitën gjatë nga pjesëmarrësit.
Dr. Mjaftime Dushollari paraqiti studimin shkencor "Pasurimi i Mësimdhënies së Gjuhës Shqipe në Shkollat e Diasporës", ndërsa Kristaq Papa, Drejtues i shkollës Shqipe"Kuq e Zi" në Queens solli përvojën dhe problematikën që paraqesin shkollat shqipe në Diasporë dhe bashkëpunimin me familjen dhe organizatat e Komunitetit.
Mësuesi dhe studiuesi Shaban Gjoka, autor i disa librave për mësimdhënien e anglishtes në SHBA, paraqiti kumtesën e ilustruar "Materiale Didaktike dhe Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë".
Pas një pushimi të shkurtër, Organizatorja Drita Gjongecaj paraqiti Kumtesën "Veçori të Programeve dygjuhësore dhe Efektiviteti i tyre". Ndër të tjera ajo tha: Siç dihet, fëmijët që frekuentojnë shkollat shqipe në diasporë janë të moshave dhe niveleve të ndryshme, por ata të gjithë i bashkon një gjë: të qenit krenar për prejardhjen e tyre dhe sidomos të qenit të ndërgjegjshëm se për ta ruajtur identitetin shqiptar nuk mjafton vetëm të veshësh bluzën kuq e zi; duhet folur gjuha, duhen njohur dhe kuptuar trashëgimia kulturore dhe traditat kombëtare, dhe po ashtu, duhet lexuar në shqip që të zgjerojnë njohuritë për historinë dhe gjendjen aktuale të vendit të prejardhjes.
Për këtë arsye, më shumë se kurrë kërkohet një bashkëpunim i ngushtë midis familjes dhe shkollave shqipe dhe ndërgjegjësimi se ruajtja dhe mësimi i gjuhës kërkon mënyra të tjera të organizuara dhe profesionale me qëllim që të arrijë në nivelet që kërkon koha.
Seminari i sotshëm është një hap i madh në këtë drejtim duke sjellë shkëmbimin e përvojave në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe në diasporë dhe duke hapur rrugën për një bashkërendim të veprimeve tona që kanë të njëjtin synim.
Siç dihet, fëmijët që frekuentojnë shkollat shqipe në diasporë janë të moshave dhe niveleve të ndryshme, por ata të gjithë i bashkon një gjë: të qenit krenar për prejardhjen e tyre dhe sidomos të qenit të ndërgjegjshëm se për ta ruajtur identitetin shqiptar nuk mjafton vetëm të veshësh bluzën kuq e zi; duhet folur gjuha, duhen njohur dhe kuptuar trashëgimia kulturore dhe traditat kombëtare, dhe po ashtu, duhet lexuar në shqip që të zgjerojnë njohuritë për historinë dhe gjendjen aktuale të vendit të prejardhjes. Për këtë arsye, më shumë se kurrë kërkohet një bashkëpunim i ngushtë midis familjes dhe shkollave shqipe dhe ndërgjegjësimi se ruajtja dhe mësimi i gjuhës kërkon mënyra të tjera të organizuara dhe profesionale me qëllim që të arrijë në nivelet që kërkon koha.
Seminari i sotshëm është një hap i madh në këtë drejtim duke sjellë shkëmbimin e përvojave në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe në diasporë dhe duke hapur rrugën për një bashkërendim të veprimeve tona që kanë të njëjtin synim.
Studuesja dhe Kritikja e Muzikës, Pranvera Çobo, paraqiti Kumtesën e ilustruar"Gjuha dhe kënga, të pandara në breza", ndërsa dy referuset e fundit i paraqitën Kumtesat e tyre në Gjuhën angleze. Zonja Mirjana Lukiç-Kim parqiti kumtesën" Effective Interactive Read Aloud Strategies for Laungage Learners", ndërsa Jill Schimmel-Sopa, përcolli Kumtesën" You Get Çlose to Your Roots, You Knoë"?.
Për pjesmarrësit organizatoret kishin përgatitur një kokteil të pasur.
Për mbështetjen e këtij Seminari organizatorët falenderuan publikisht:
-Prime Suplplay,
-Valon Nikçi-LinkNY,
-Konsullatën e Kosovës,
- Konsullatën e Shqipërisë,
-Henry Djonbalaj-HD Realty,
-Florim Lajqi- Empire Core Group LLC,
- David Tubioli-Ëestchester County Legislator,
- Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe …
- Televizionin KULTURA SHQIPTARE.