Shtetasi Leonardo Rustemi është vënë në prangat e poliocisë greke pasditen e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës. Arsyeja e arrestimit të tij është se ai dyshohet si anëtarë të organizatës terroriste ISIS. Ai ishte po udhëtonte drejt Pireut me autobusin e linjës Berat-Athinë. Në doganën shqiptare kishte kaluar normalisht ndërsa ajo greke pas verifikimeve dhe kontrollit të dokumenteve e ka arrestuar.
Burimet e policisë greke bëjnë me dijese shqiptari kishte jetuar për disa kohë në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik.
Ai do dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.