×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

20-vjeçarja pa patentë përplas makinën, policia gjobit shoferët e rregullt

Tuesday, 22 May 2018 15:14

Paraditen e sotme në qytetin e Librazhdit është regjistruar një aksident automobilistik ku një makina me targa AA 825 IN është përplasur me një kolonë  betoni të një lokali.

Sipas burimeve nga policia mjeti ishte duke u drejtuar nga një 20-vjeçare me inicialet A.A e cila nuk ka leje drejtimi për automjete. Vajza ka pësuar dëmtime të vogla nga aksidenti.

Policia është duke u marrë me shqyrtimin e kësaj çështjeje, por ajo që duhet shqyrtuar vërtet është fakti se pse policia rrugore është duke gjobitur gjatë gjithë kohës shoferë me leje drejtimi dhe me drejtim të rregullt të automjetit dhe lejon qarkullimin e atyre të cilët nuk janë pajisu ende me patentë./55news.al

Login to post comments