Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tregoi si zbuloi dëshmitarin X në Vlorë.
Olldashi: Nëse ministria e Brendshme do të kishte bërë detyrën e saj nuk do të flitej për trafik droge. Ata që e nxijnë imazhin e Shqipërisë janë policia e shtetit dhe ministria e Brendshme. Unë jam nisur për të bërë punën time për të bërë një investigim në lidhje me drogën në Vlorë, më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe nuk është faji im. Nuk u nisa për të bërë këtë, kjo doli rrugës. Nuk është normale që vëllai i ministrit të merret me trafik. Fakti që dëshmitari që kisha me vete vinte nga bota e krimit, kishte njohje personale me vëllain e ministrit. Ishin i familjarizuar. I thërriste me nofka, si vagabondë, apo pasha. Bablja është kapur me 12 kg kokainë.