Mark Zuckerberg mund t’ia ketë hedhur pa lagur pasi dëshmoi në Kongresin Amerikan, por anëtarët e Parlamentit Europian duken të inatosur me themeluesin e Facebook.
Prej rreth një ore Zuckerberg është duke dëshmuar në Parlamentin Europian lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave të miliona përdoruesve të njohur si “Cambridge Analytica”.
Eurodeputetët ankohen se Zuckerberg deri më tani nuk i është përgjigjur asnjë pyetje ndërsa nuk kanë ngurruar ta paralajmërojnë se “mund të hyjë në histori si gjeniu që krijoi një monstër”.
Ai tha se ekipi i Facebook ka investiguar mijëra aplikacione që mund të keqpërdorin të dhënat e përdoruesve si dhe ka mbyllur rreth 200 deri tani.