Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi është kapur me heroinë. Shtetasi i arrestuar është Ilir Leka, banues në lagjen “30 Vjetori”, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin e tij iu gjetën 2 doza heroinë.
"Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë kontrollit që u ushtrua nga shërbimet e policisë në automjetin e tij dhe kontrollit fizik, iu gjetën dy doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë," thuhet në njoftimin e policisë.