Arrestohet 19-vjeçari, shpërndante kokainë në Lezhë

E mërkurë, 23 May 2018 09:20

Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi iu sekuestruan në flagrancë 4 doza lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas raportit të policisë, Kristian Ndoci, 19-vjeçari me banim në Kurbin, është arrestuar pas një kontrolli fizik, e tashmë është ngarkuar me veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Më datë 22.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

– Kristian Ndoci, 19 vjeç, banues në Kurbin.

Në Kurbin, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat i mbante për ti shitur. Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments