Edhe këto dy ditë nuk largohen shirat. Sipas IGJEUM sot pasdite (e mërkurë, dt.23) dhe nesër (e enjte, dt.24) pritet të ketë reshje mesatare në të gjithë vendin, dhe në shumicën e tyre lokalisht deri intensive. Po kështu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 18 / 24°C
- Në vendet e ulëta: 16 / 26°C
- Në vendet malore: 10 / 21 °C
ERA
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.