E rëndë/344 të prekur me fruthi nga 4 prilli, mjeku i QSUT: Quo vadis Shqipëria ime

E mërkurë, 23 May 2018 18:23

Nga Tritan Kalo

Evidence based medicine in action….Bazuar në Regjistrin e posaçëm dhe të përditësuar të rasteve të suspektuara për FRUTH, në Urgjencën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive për të rriturit të QSU “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë periudhës kohore 4 prill 2018 deri sot më 23 Maj 2018 janë paraqitur në të 344 të sëmurë të dyshuar për këtë nozologji infektive….Prej këtyre 344 rasteve: 79 raste ose 22.98% i përkasin grup-moshës së lindur në vitin 2000 e më pas, të cilët presupozohet të kenë marë dy (2) doza të Vaksinës MMR (Fruth-Rubeole-Parotit), në moshën 12-15 muaj dhe në moshën 5 vjeçare, ku në këtë shifër NUK u përfshihen fëmijët nën këtë moshë të konsultuar dhe ndjekur prej Shërbimit të Sëmundjeve Infektive Pediatrike po në QSUT, çka do ta rëndonte edhe më shumë këtë shifër; 88 raste ose 25.58% i përkasin grup-moshës 1996 – 1999; 95 raste ose 27.61% i përkasin grup-moshës së lindur në vitet 1980 – 1995, për të cilët u këmbëngul nga Drejtuesit e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), pas denoncimit të rasteve të para me Fruth në Janar 2018, se për arsye “të mosfunksionimit të zinxhirit të ftohtë dhe vaksinimit të duhur të popullatës në këtë kohë, kishim mbi 2000 individë të rrezikuar prej kësaj sëmundje”; dhe 87 raste ose 25.29% i përkasin grupmoshave të lindura para viti 1985…Në një shikim të parë NUK u vërehet asnjë predominim në shifra absolute dhe relative të të prekurve nga Fruthi, në popullatën e grup-moshave 1980 – 1995, në raport me grup-moshat e cituara më lart, POR vetëm për ta kërkohej një Vaksinimi urgjent masiv???... Duhet të kemi mirë parasysh se bëhej fjalë për një popullatë, që në shifra janë 15 vite X 50.000 doza vaksinimi bazuar në 50.000 individë të lindur mesatarisht në vit në atë periudhë kohore, PRA në total 750.000 doza Vaksine të importuara me urgjencë, krahas vaksinimit normal të 32.000 individëve të lindur në çdo vit në këto vitet e fundit, dhe kjo kërkesë na u BAZUA në çfarë evidencash, pa bërë asnjë studim paraprak në lidhje me situatën e IMUNIZIMIT ndaj Fruthit në popullatë, edhe pse kjo sëmundje kishte mbi dy vite që përbënte shqetësim në vendet rreth nesh: Itali, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, DHE papritmas na kërkohej një shpenzim jo i neglizhueshëm për blerje vaksinash.....VAKSINAT nuk janë falas dhe ato duhet të importohen me një kosto jo të pakët për Buxhetin e Shtetit….MIRË para vitit 1985 NUKU ka funksionuar si duhet zinxhiri ftohës për ruajtjen, shpërndarjen dhe aplikimin e vaksinave, përfshirë edhe atë të Fruthit, po pas vitit 2000 KUR propagandohet me të madhe nga ISHP-ja se është mirë-krijuar dhe mirë-funksionon një zinxhir i tillë, dhe popullata po vaksinohet në përputhje me udhëzimet e fundit të OBSH/ËHO të bërjes së dy dozave të vaksinës, pse kemi shifra të të prekurve me Fruth, pothuajse të njëjta me ato të periudhës së mësipërme….Çfarë NUKU ka funksionuar si duhet pas vitit 2000: 1- vetë Vaksinat, 2- mirë-ruajtja dhe 3- mirë-përdorimi i tyre, apo të treja nga pak dhe njëkohësisht….Si qytetar i padelezuar këtij vendi, si prind dhe si specialist jo mediokër i Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale, më lind e drejta e të pyeturit dhe të informuarit (Neni 23, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “E drejta e informimit është e garantuar”), a evidentohet dhe a mbahet përgjegjësi individuale ose kolektive për dukuri të kësaj natyre në vendin tonë???....Ende na DUHET të vijojmë të ecim sipas dëshirave, humorit apo interesave të një ose disa individëve në këtë sektor jetik të Shëndetit Publik të Popullatës, sikundër është Parandalimi i Sëmundjeve Infektive me rrezikshmëri epidemike, APO ardhmërinë tonë në këtë sektor si kudo në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, ta bazojmë kryesisht +në atë që njihet si: “Evidence based medicine”???... NUK u dua ti bëj “apoteozën” askujt në shënimet e mësipërme, por ndërgjegjia qytetare dhe ajo profesionale NUK u më lejon ta anashkaloj një dukuri të tillë të VOLUNTARIZMIT dhe jo të Profesionalizmit…..Quo vadis Shqipëria ime!!!

Doktor1.jpgdoktor2.jpg

 

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 18:25
Login to post comments