Një shqiptar 37-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së martës në Legnano të Italisë.
37-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, mësohet se po kalonte rrugën, kur u përplas nga një makinë Fiat 500, në timonin e së cilës ishte një 31-vjeçare italiane
Shqiptari dyshohet se i preu rrugën automjetit, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër, në një zonë jo shumë të ndriçuar. Ai nuk kishte me vete mjet identifikimi, por vetëm një telefon celular.
Autoritetet mësohet se shoqëruan 31-vjeçaren, e cila ishte në gjendje shoku, ndërsa vijon puna për të sqaruan rrethanat e plotë të ngjarjes.