×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Flet juristi italian: Ja sa burg do të bëjë Agron Xhafaj për trafikun e drogës

E mërkurë, 23 May 2018 21:39

Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane mëngjesin e 16 majit, vetëm pak orë pasi në media ishte shpërndarë një letër e hapur e nënshkruar prej tij, përmes së cilës ai sqaronte pozicionin e tij me drejtësinë italiane. Por asnjë detaj tjetër nuk u dha për të sqaruar se në çfarë statusi ishte paraqitur Xhafaj tek autoritetet italiane dhe se çfarë procedure ishte ndjekur për të? A do të vuajë Agron Xhafaj të plotë dënimin e tij pas 5 vitesh nga dhënia e sentencës prej Gjykatës së Kasacionit?

Këtyre pyetjeve i është përgjigjur ekskluzivisht për Konica.al një nga njohësit më të mirë së drejtës dhe procedurës penale, anëtar në Dhomën e Avokatëve të Romës. Juristi në fjalë limitohet në një interpretim preçiz të asaj çka parashikon ligji italian nisur nga të dhënat e disponuara edhe për publikun e gjerë në lidhje me çështjen Xhafaj.

1 – Agron Xhafaj u paraqit tek autoritetet italiane për të vuajtur një dënim të dhënë nga Gjykata e Lartë në Itali (pra vendim i formës së prerë) të dhënë afro 5 vite më parë. Si funksionon procedura e dorëzimit në të tillë raste?

Një shtetas i kërkuar nga drejtësia e një vendi është lehtësisht i verifikueshëm që në momentin që kalon në pikën kufitare. Oficerët e kufirit e ndalojnë në kufi pasi është sistemi që e sinjalizon. Sipas procedurës, ata e shoqërojnë shtetasin në fjalë në burgun më të afërt. Shtetasi i ndaluar del përpara gjykatësit, i cili ka në dorë dosjen e përcjellë nga prokuroria. Praktikisht z.Xhafaj, referuar afateve proceduriale të shtetit italian, tanimë duhet të jetë në burg.

2- A ekziston vendimi i parashkruar në Kodin e Procedurës Italiane, në rastin kur ka kaluar më shumë se gjysma e kohës së dënimit të akorduar nga drejtësia italiane?

Sipas dispozitivit të nenit 172 të Kodit Penal Italian në pikën 1 specifikohet se dënimi me burg mund të zhbëhet brenda një kohe të barabartë për dyfishin e penalitetit. Në çdo rast duhet të jetë jo më shumë se 30 vjet dh jo më pak se 10 vjet. Pra nëse i dyshuari është dënuar nga gjykata me 7 vjet (si në rastin në fjalë) atëherë vendimi është i vlefshëm për t’u ekzekutuar brenda 14 vjetësh. Pika 3 e këtij neni sqaron më tej se zhbërja e dënimit nuk ndodh në rastet e “recidivitetit” thënë në shqip përsëritjes së të njëjtës vepër penale të përcaktuara në nenin 99. Pra nëse i dënuari gjatë kohës së nevojshme për shuarjen e dënimit ka marrë një dënim tjetër me burg për një krim të së njëjtës natyrë.

3- A ekziston mundësia që kërkesa ekstradimit ndaj z.Xhafaj të mos jetë dërguar asnjëherë nga autoritetet italiane?

Nuk di të pohoj diçka të tillë me siguri, por është e vërtetë që në Itali ndiqet shpesh praktika e mosdërgimit të kërkesës për ekstradim, sidomos për raste dënimesh jo fort të rëndësishme. Qëllimi është të shmanget mbipopullimi i burgjeve, një problem më vete në Itali. Ndaj dhe në rastet kur nuk përbën rëndësi, autoritetet vendosin të shpallin të dënuarin “latitante” pra të kërkuar nga drejtësia, duke pritur që ta arrestojnë sapo ai të shkel në tokën italiane.

4- Në Shqipëri është çelur një debat i ri pas dorëzimit të z.Xhafaj tek autoritetet italiane, me idenë që ai ka dashur t’i shmanget në këtë mënyre hetimet në vendin e tij. Sa qëndron ligjërisht ky pretendim?

Aspak. Paraqitja e z. Xhafaj pranë autoriteteve italiane nuk e mbron aspak atë nga hetimet paralele që mund të nisin në Shqipëri. Sigurisht që parimi i mishëruar në çdo kod penal të vendeve të BE-së, është se nuk mund të dënohesh dy herë për të njëjtën vepër penale, por sigurisht që nëse kjo faktohet, pozitat e të dënuarit rëndohen. Në Itali recidiviteti pra përsëritja e veprës penale nuk është diçka që mund të kaloht lehtë.

5- Ministri i Brendshëm foli për një vendim të parashkruar për të vëllain, i cili nëse do të qëndronte në Shqipëri mund të interpretohej se kishte zgjedhur të shpëntonte pa u dënuar pikërisht për shkak të parashkrimit të kohës së dënimit. A mund të përdoret si lehtësi kjo nga z.Agron Xhafaj në emër edhe të parimit të të ashtuquajturës “ekonomi e gjykimit”?

Jo. Sistemet juridike janë të pavarura. Kjo do të thotë se Italia merr parasysh kodin e saj të procedurës penale sa kohë që bëhet fjalë për vepra penale të kryera në tërritorin e saj.

5- Kjo është e vlefshme edhe kur kanë marrëveshje reciprociteti për njohjen e dënimeve penale si në rastin e Shqipërisë me Italinë?

Rasti i njohjes së vendimeve zbatohet kur vjen urdhri i ekzekutimit. Vetëm atëherë vendoset nëse do gjykohet në Shqipëri dhe mund të procedohet me marrëveshjen e reciprocitetit. Një rast tjetër do të ishte kur ekzekutimi i vendimit jepet në Shqipëri me konvertim të dënimit mbi bazën e marrëveshjes së Strasburgut. Por këto janë hipoteza ligjore që mund veçohen vetëm pasi të shikohen aktet e procesit për të cilin ju po pyesni.

6- Nëse ju do të ishit avokati i Agron Xhafës, çfarë do t’i kishit sugjeruar?

Të dorëzohej dhe të bëntë burgun. Në Itali me ligjin e ri, z. Xhafaj nuk do bëj më shumë se 1 vit e gjysëm. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë nisur nga ajo çka ofron legjislacioni italian është se z.Xhafaj mund t’i zbriten për çdo 6 muaj nga 75 ditë për sjellje të mirë. Kështu do t’i zbriten pesë muaj në vit. Efektivisht 7 vitet e tij janë të barazvlefshm me 4. Kështu do të mbetet vetëm 2/3 dënimit dh në raste të tilla ai mund të kërkojë aplikimin për dalje të parakohshme si shtetas i huaj, kur t’i mbeten ehe 2 vjet nga përfundimi i dënimit. Për më tepër kur sipas kodit penal në Itali nën 4 vjet mund të dalësh paq edhe me arrest shtëpie, ose nën 3 vjet mund të dalësh edhe për fare nga burgu. Konica.al

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 21:41
Login to post comments