×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vetting-u ka një afat! Ndërkombëtarët: Ja në cilin vit mbyllet...

E Enjte, 24 May 2018 10:03

Për herë të parë që nga fillimi i procesit të vetingut, EURALIUS, misioni i asistencës në drejtësi i financuar nga BE, dha një afat për përfundimin e reformës në drejtësi dhe të vetingut.

Në një prezantimi gjatë të organizuar në zyrat e CILC në Hagë, një nga organizatat që ka fituar tenderin për zbatimin e programit EURALIUS V, drejtuesja e ekipit Agnes Bernharrd sugjeroi se vetingu supozohet të mbarojë brenda tre vjetësh, në vitin 2021, fiks në kohë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton exit.

Kalendari i dhënë prej saj duket se nënkupton se krijimi i tre institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshi Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) do të ndodhë në fund të vitit 2018.

Për sa kohë sa këto tre institucione nuk janë krijuar, do të vazhdojë mosfunksionimi i plotë Gjykatës Kushtetuese, paralizimi i Gjykatës së Lartë dhe paligjshmëria në sistemin e prokurorisë.

Gjatë diskutimit në Hagë, zëvendës drejtori i CILC Eric Vincken i dha zë shqetësimeve të tij në lidhje me përparimin e ngadaltë të vetingut, dhe foli për frikën e tij në “humbjen e vrullit” e skenarin në të cilin gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur pas vetingut nuk do të kenë mjetet për të rindërtuar një sistem të ri drejtësie.

Progresi i ngadaltë i vetingut, vetëm me një dëgjesë në javë (dhe tani për tani pa asnjë dëgjesë të re të planifikuar për javët e ardhshme), është pjesërisht rezultat i vendimit të qeverisë Rama për të shkurtuar 40 për qind të punonjësve të kërkuar në institucionet e vetingut.

Edhe pse procedura e vetingut pritet të vazhdojë me katër dëgjesa të njëkohshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) aktualisht po punon me 25 për qind të kapacitetit të planifikuar.

Login to post comments