Një kabinë e energjisë elektrike është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar pranë Stacionit Hekurudha, në zonën e plazhit.
Sapo u njoftuan për zjarrin, forcat e zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa bënë të mundur lokalizimin e flakëve.
Në terren është edhe grupi i avarive të OSHEE. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike ose nga mbingarkesa në rrjet.