Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ndalimin e dy autorëve të dyshuar të vjedhjes së Prokurorisë dhe rojës private së objekti. Të arrestuarit janë Nias Lena 56 vjeç, Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës dhe Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri.
Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit
• Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë;
• Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.
• Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.
Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës.
Ata dyshohet kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale
•”Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
• ” Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.