Ministria e Financave/600 milion lekë për kë i jep mendim se si bëhet biznes

Premte, 25 May 2018 15:21

Departamenti Antikorrupsion ne PD denoncon faktin qe ministria e Financave akord 600 leke për këdo që jep ide se si bëhet biznes/

Ja denoncimi i Departamentit Antikorrupsion dhe shefes se Departamentit Lealba Pelinku ne FB

Ministri i financave të veta, 600 milion lekë kësaj herë i ka vënë në dispozicion për kë i jep një dorë për ta hartuar dhe zbatuar reformat e të bërit biznes.

600 milion lekë për kë i jep mendim se si bëhet biznes.

Të nisesh nga suksesi që ka pasur Ministri në bizneset e veta, milionat lumë për konsulenca dhe jo vetëm, do të kishte qenë një akt shumë fisnik nga ana e tij që t’ia kursente shtetit këto parà e të vetofrohej për dhënien e asistencës së kërkuar, në kuadër të rrogës modeste që merr. Tek e fundit, ai ka dhënë prova që le bizneset që i sjellin shumë miliona, për t’u marrë me punët e vështira të shtetit, për një rrogëz varfanjake. Gjithnjë, ky sugjerim vlen nëse edhe ky tender nuk ka lidhje me ndonjë qokë që duhet kryer nga shefi i ministrit të financave të veta.

Login to post comments