Trafikonte kokainë me vlerë 7 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali (foto)

Premte, 25 May 2018 16:39

Karabinierët italianë kanë ndërmarrë një operacion anti-drogë të koduar “Turizmi i madh” mes Sardenjës dhe Lombardisë, ndërsa janë arrestuar 6 persona, mes të cilëve 5 italianë e 1 shqiptar si dhe janë shpallur në kërkim 3 shqiptarë të tjerë.

Shqiptari i arrestuar është Armando Ndoja banues në provincën e Milanos i cili konsiderohej si korrieri i besuar i kësaj bande kriminale. Banda trafikonte kokainë dhe heroinë në territoret e ishullit të Sardenjës, në rajonin e Kalabrisë dhe në Lombardi.

Sipas hetimeve të ndërmarra që në vitin 2015 dhe sipas mediave italiane brenda 7 muajsh ky grup ka trafikuar drogë me vlerë nga 5 deri në 7 milionë euro. Heroina e kokaina dërgohej përmes korrierëve në zonën e Milanos e prej andej në Sardenja

Për të komunikuar mes tyre ata përdornin një gjuhë të koduar si dhe telefona celularë me një përdorim.

Login to post comments