Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre.
Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit.
Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre. Fajtori i vetëm sipas tyre është shteti që ka shkatërruar tregun, e ndërsa çmimi i shitjes për kilogram nuk mbulon shpenzimet. Të gjendur në këto kushte, disa nga fermerët kanë nisur prerjen e pemëve të qershisë.
Ndërkaq, fermer të tjerë thonë se vitin e ardhshëm pasi të presin pemët e qershive do të mbjellin hashash pasi sipas tyre vetëm ai ka treg të sigurt në Shqipëri. Në të gjithë qarkun Dibër, janë të mbjella 460 hektarë tokë me qershi./news24