Protesta e sotme e opozitës ka vënë në lëvizje të gjithë Policinë e Shtetit.
Të gjithë autobusët dhe mjetet që janë nisur nga qytete të ndryshme drejt Tiranës, po i nënshtrohen aktualisht një kontrolli të imtësishëm nga policia.
Pika të kontrollit të policisë janë ngritur në shumë prej akseve kryesore të vendit dhe po kontrollojnë çdo autobus e mjet me pasagjerë.
Gjithashtu policia verifikon të gjithë personat brenda autobusëve nëse ka apo jo të tillë me precedent penal.
Kjo është edhe një mënyrë për të vonuar përtej orës 11:00 ardhjen e qytetarëve në Tiranë, për të penguar bashkimin e tyre me protestën e madhe të opozitës./55news.al/