Kryeredaktori i RD: Drejtori i Policisë tentoi të manipulonte të vërtetën

Saturday, 26 May 2018 21:18

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja  Demokratike”, Bledi Kasmi, ka folur për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 ku ka rrëfyer momentin kur u gjakos në kokë nga goditja me shkop gome nga policët gjatë protestës së opozitës.

Ai ka treguar se në dhomën e spitalit e ka vizituar Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, i cili është treguar skeptik nëse Kasmi është çarë me të vërtetë nga shkopi i gomës.

Kasmi tregoi se në daljen e tij publike, Drejtori i Policisë ka manipuluar të vërtetën.

Ju njohu si individ?

Nuk e di ata qëllonin këdo që i dilte përpara.

Ju shfaqeni duke shtyrë pjesën e hekurit?

Ishte çështje vetëmbrojtje, ishte protestë paqësore, ajo e hekurit kishte rënë në atë moment. Unë kam qenë me 2-3 gazetarë atje.

E prisnit që do kishte dhunë sot?

Nuk kishte pse të kishte dhunë, ishte protestë paqësore. Se kemi parë dhe më keq në botë, digjen institucione, dhe prapë nuk godet policia ashtu në mënyrë barbare.  Më ndihmuan dy deputetët Strazimiri,

Do ndiqni të gjitha hapat ligjorë?

Po të gjitha. Erdhi Drejtori i Policisë, e tentoi të manipulojë, në sy të mjekëve tha se shkopi i gomës nuk të çamës. Përgjigjen ia dha mjeku se kjo është goditje nga një mjet i fortë i rrumbullakët se lloji i çarjes ka qenë i tillë që nuk ka qenë prefës, që e kishte kuptuar nga çarja, por ai nuk foli pastaj. Një nga shokët e mi i tha a ta bëjmë provë a të çan apo jo shkopi i gomës, do kërkoja një falje publike. Por duke pasur parasysh deklaratën e drejtorit të policisë qëllimi është manipulimi i fakteve.

 

Modifikuar më Saturday, 26 May 2018 21:20

Video

Login to post comments