Mbremjen e sotme rreth orës 19:58, në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.