Kujdesi Paliativ dhe Dhimbja,  specialitet më vete, domosdoshmëri e kohës për sistemin shendetesor

Diel, 27 May 2018 12:35


Duke marre shkas nga shkrimi i gazetareve te shoqates "Pro Pacientit" si dhe per ti rikujtuar
strukturave që ndërtojne politikat shendetesore ne Shqiperi, Fakultetit te Mjekesise dhe M.Sh. Ka ardhur koha, madje jane te vonuar qe  te kthejne vemendjen dhe te rivendosin ne programet e tyre, pse jo dhe ne prioritetet e tyre, Sherbimin e Onkologjise Paliative ne Shqiperi, por ne vecanti ne Tirane.
Kujdesi i Onkologjise Paliative (Kujdesi Paliativ), eshte nje disipline  relativisht e re mjekesore ne Shqiperi.
E themeluar si strukture publike ne vitet 1994, me ndihmen e Spitalit Onkologjik te Bolonjes  dhe me perkushtimin e mjekeve tane: Dr.Vladimir Bozdo, Dr.Irena Gusho etj.
Ky sherbim ne vitet 2009 deri 2014 u plotesua dhe u perafrua nga ana e legjislacionit dhe funksionimit me sherbime te ngjashme ne Europe, Kanada, Sh.B.A. etj. Si nje nder Profesionistet dhe ish drejtuesit e ketij sherbimi ne Tirane, dhe se bashku me Dr. Kristo Huten, Dr. Fatmir Priftin, Inf.Irena Laska, P.soc Rudina Rama, etj. u be e mundur qe ne keto vite (2009 - 2014) te vendosen  bazat moderne te funksionimit  dhe legjislacionit te ketij sherbimi ne Shqiperi, qe nga Manuali i sherbimit, Standartet, Protokollet, Ligjin e kujdesit paliativ, Strategjine e e shtrirjes se ketij sherbimi ne te gjitha qarqet e vendit.etj.
Ky sherbim nga rreth 70 pac qe ndiqte dhe trajtonte ne vitet 1994, sot ndjek dhe trajton mbi 1000 paciente ne vit.
Ne kushtet e reja, te rritjes se shpejte te semundjeve tumorale, si dhe per nje ndjekje dhe trajtim dinjitoz, per nje qualitet jete sa me te mire per keto te semure ne Qarkune Tiranes,
Behet e domosdoshme:
Integrimi i plote i ketij sherbimi ne te gjithe strukturen (piramiden) shendetesore dhe ate te formimit Profesional,
per ta arritur kete do te duhej:
1. Tirana ka nje  sherbim  baze ne banese, por pervec ketij sherbimi, Tirana ka nevoje per nje  Hospice, ose per nje Pavion me disa shtreter per te hospitalizuar nje pjese te ketyre pacienteve, qe ne Banese eshte e pamundur tu jepet sherbimi, jane te gjitha mundesite qe ky pavion te hapet prane spitalit onkologjik Tirane ose Spitalit te Semundjeve Pulmonare.(Senatoriumit).
2. Te filloje funksionimi i aktit nenligjor, te Ligjit per Kujdesin Paliativ ne Republiken e Shqiperise, qe persona te aferm te pacienteve me kancer, ne periudhen e fundit te jetes, te marrin "statusin" e kujdestarise.
3.Sherbimi "Kujdesi Paliativ dhe Dhimbja", te kthehet ne nje Specialitet  afatgjate, (me vete) prane Fakultetit te Mjekesise Tirane.

Login to post comments