(Video) Edhe policia ka marrë pushimet. Po nuk reagoi sot, nesër do jetë vonë

Diel, 27 May 2018 16:18

Pavarësisht ngjarjeve të shpeshta tragjike në sezonet e shkuara, duket se edhe këtë turistët që do frekuentojnë bregdetin shqiptar do u duhet të përballen me rrezikun e motorëve të ujit.

Këto pamje janë regjistruar në Ksamil, ku siç shihet vetëm disa metra nga bregu, para syve të pushuesve, një motor me dy persona bën ‘spektakël’ i pashqetësuar nga askush.

Edhe pse pushuesit kanë ngritur shqetësime në lidhje me këtë problem dhe shpesh është trajtuar në kronikat televizive, masat kanë munguar.

Mjetet motorike të ujit lundrojnë me shpejtësi të madhe shumë pranë plazhit duke rrezikuar jetën e plazhistëve, fenomen që përsëritet çdo verë.

Kujtojmë që vitin e kaluar një turiste ruse, 15-vjeçare humbi jetën në Ksamil pasi u godit nga helika e mjetit lundrues.

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 16:22

Video

Ksamil rishfaqen motoret e ujit on Vidnews.

Login to post comments