Makinës me të cilën po udhëtonin katër persona, dy prej të cilëve humbën jetën mbrëmë në autostradë ne Mamurras fillimisht i ra njëra nga gomat. Mjeti tip Volkswagen ishte me shpejtësi dhe për pasojë, kur pësoi defektin ka vazhduar dhe 100 metra të tjera, derisa në fund u përplas keq.
Viktimat janë drejtuesi i mjetit, Erald Uzuni, 26 vjeç dhe pasagjeri Klodian Vladi, 21 vjeç (në foto) ndërkohë të plagosur mbetën shtetasit Mario Uzuni, 18 vjeç e A.C., 23 vjeç. Mësohet se Mario Uzuni është në gjendje kritike për jetën.
(Klodian Vladi)
(Erald Uzuni)
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.