57-vjeçar Xhevdet Mehmeti ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme, teksa i ka prerë gruas fytin në sy të djalit të tij 17 vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tij në Piacenza, ku ai e ka qëlluar tre herë më thikë në fyt gruan e tij, 52-vjeçaren Elca Terziun.
52-vjeçarja humbi jetën mes pellgut të gjakut, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës, 17-vjeçarit Mehmeti. Prokurori ka dëgjuar për një kohë të gjatë djalin minoren të çiftit, i cili në kohën e vrasjes ishte në dhomën e tij të gjumit.
Djali dëgjoi britmat e nënës së tij, por nuk ishte në gjendje të ndërhynte për të ndaluar babanë e tij dhe mund të shihte vetëm vdekjen e gruas, ndërsa vrasësi iku.
Ka qenë djali i cili pas ngjarjes ka dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjeti 52-vjeçaren të pajetë në dyshemenë e kuzhinës. Autori i krimit kishte dalë nga shtëpia, por vetëm pak minuta më pas vendosi që të dorëzohej në polici.
Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se burri ishte me profesion mekanik, ndërsa kohët e fundin kishte pasur probleme me punën. Nga hetimet e para, policia italiane ka mësouar se viktima prej kohësh dhunohej nga burri, ndërsa mbrëmjen e djeshme ai kreu edhe veprimin makabër.
57-vjeçari është vënë në pranga për vrasje, ndërsa do të jetë dëshmia e djalit që do të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
/55News.al/