Ambasadori i ri i Arabisë Saudite i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Hënë, 28 May 2018 14:08

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tonë, Abdelmomen Mohammed Sharaf. Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe asistencën financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite. Duke iu referuar mundësive në rritje të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta shprehu besimin se kontributi i Ambasadorit Sharaf në këtë drejtim do të jetë shumë domethënës.

 Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.

Login to post comments