Policia e kryeqytetit ka arrestuar dhe ka referuar materialet në Prokurori për një 21-vjeçare me inicialet E.P pasi dyshohet se të shtunën në ambientet e një lokali në Tiranë ka goditur me sende të forta dy vajza të tjera me inicialet E.E., dhe S.T., konkretisht 21 dhe 22 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes vajzave.
“Komisariati i Policisë Nr. 2 Më datë 26.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.P., vjeçe 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka goditur me sende të forta, shtetaset E.E., dhe S.T., vjeçe 21 e 22, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal”,- thuhet në njoftimin e policisë.