TEPELENË/Shkarkohet drejtori i ujësjellësit, i’u ankua Ramës për kryebashiakun

Diel, 08 Prill 2018 17:01

Arben Kaçori, Drejtori i Ujësjellësit të Tepelenës është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë që më datë 23 mars, ndërsa prej ditës së sotme ai është i papunë.

Vendimi mban firmën e dy kryebashkiakëve, të Tepelenës, Tërmet Peçi dhe të Memaliaj Durim Roshi, të cilët e kanë justifikuar vendimin me mungesën e arsimimit në profilin e duhur të Arben Kaçorit.

Si për ironi, shkarkimi i Kaçorit vjen pasi ky i fundit i kishte dërguar Ramës një mesazh ku ankohej për kryebashkiakun e Memaliaj, i cili sipas tij, kishte bllokuar punen e U.K në Tepelenë për qëllime klienteliste.

Arben Kaçori ka drejtuar ujësjellësin prej 2012 dhe këtë post duhej t’a mbante deri në vitin 2020.

Login to post comments