Një rast i paprecedentë është denoncuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Një qytetar i ka kërkuar ndihmë pasi policia e Krujës në bashkëpunim me zyrtarë të Bashkisë kanë kërcënuar banorët e aksit Fushë-Krujë –Tiranë dhe mediat të cilat do të denonconin grumbullimin dhe djegien e plehrave në zonë. Qytetari denoncon se banorët janë kërcënuar me heqjen e ndihmës ekonomike nëse do të bënin rastin publik.
Më poshtë postimi i Sali Berishës:
“Forca e krimit” bllokon mediat, fsheh krimin mjedisor!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Mire dita sot ne f kruj ne lagjen e rruges se tiranes afer rruges te shtepive te familjeve te fisit xhafa ku grumbullohen e digjen plehrat e bashkise ishte lajmeruar nga banoret e zones tv a1 report e tv neës 24 me gazetar Pren shota per te bere problem mediatik kete ndotje mjedisore por drejtori ne bashkin kruj z xhemali xhixha dhe z kamber polica ju ben presion banoreve e ushtruan dhun psikologjike per te larguar gazetaret e kamerat duke i kercenuar me largim nga puna e me heqje te ndihmes ekonomike. Ky eshte veprim kriminal i bashkis kruje.”