Armë dhe drogë janë gjetur në një banesë të pabanuar pranë Shkëmbit të Kavajës, Durrës.
Nga raportimet e para mësohet se banesa po sekuestrohej nga shërbimi përmbarimor, për shkak se ishte lënë si kolateral për një kredi të pashlyer.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 1 snajper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
– krehera me fisheke
– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.
Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Nga të dhënat e para mësohet se pronari i banesës ndodhet në SHBA si emigrant.