Rishfaqet në skenë GULF, kreditorët kërkojnë shlyerjen e faturave përmes përmbarimit

Tuesday, 29 May 2018 08:14

Pas tatimeve, janë sipërmarrjet private që kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që u ka kompania Sun Petroleum Abania, e cila tregtonte markën Gulf dhe u largua nga tregu pak javë më parë, duke lënë pas fatura të pashlyera tek tatimet, furnitorët e individët.

Genklaudis, operatori i dytë me i madh i tregtimit me shumicë të naftës në vend ka kërkuar përmes përmbaruesve “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv Faturë Tatimore Shitje” për kompaninë Sun Petroleum Albania Trading (tregtuesi me shumicë i Gulf).  Si rrjedhojë, përmbaruesi “AEF Bailiff Service” ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Biznesit të vendosë masën e sekuestros konservative në aksionet e debitorit “Sun Petroleum Albania Trading” sha me qëllim mostjetërsimin dhe/ose disponimin e tyre si dhe mos kryerjen e asnjë veprimi tjetër, i cili mund të ndryshojë të dhënat e regjistrit tregtar.
Genklaudis është kompania e parë private që kërkon kthimin e parave përmes sekuestros, ndërsa dhe biznese të tjera kanë fatura të pashlyera nga operatori i shumicës dhe i pakicës së markës Gulf.
Më herët, ishin tatimet ato që në 19 prill kërkuan vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë e tregtimit me pakicë Sun Petroleum Albania. Tatimet i kërkuan Qendrës Kombëtare të biznesit, të mos lejojë tjetërsimin e mbi pasuritë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton që detyrimi i krijuar nga kompania, përfshirë interesa dhe gjoba është 40.7 milionë lekë, ose rreth 300 mijë euro.
Rasti i GULF
Në mes të muajit prill, Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ndërpreu furnizimin me naftë, ndërkohë që deri në ditën që ndërpreu aktivitetin kishte shitur tek klientët qindra
tollona. Në javën e fundit të marsit dhe dy javët e para të prillit Gulf kishte shitur tollona edhe me 120 lekë për litër,  që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), në një skemë që rezultoi mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.
Të dy kompanitë e lidhura me të Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaëare të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë.
Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimeve të shumta, por deri tani nuk ka një shifër zyrtare se sa është dëmi që u është shkaktuar konsumatorëve që blenë tollonat, sa është detyrimi që Gulf ka ndaj furnitorëve të tjerë privatë dhe si do të bëhet shlyerja e këtyre detyrimeve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...